Pushimet e policëve anulohen, në fokus të bluve mbarëvatja e sezonit turistik
Efektivët e policisë do të duhet të kalojnë këtë verë pa pushime.
Drejtuesve të strukturave qendrore dhe vendore të policisë së shtetit u është përcjellë urdhri i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku përmes të cilit njoftohet se janë anuluar pushimet vjetore të planifikuara të strukturave operacionale të policisë së shtetit, për periudhën e sezonit turistik veror 2024 nga sot 20 qershor deri më 15 shtator 2024.
Po ashtu, nga kjo e enjte fillon edhe shërbimi 12 orë për punonjësit ë policisë. Përqëndrimi i tyre dhe fokusi do të jetë në plazhe dhe zonat turistike.