Pushteti vendor dhe politika urojnë Krishtlindjen / “Kjo festë le të jetë një burim frymëzimi dhe shprese për të gjithë”

beci masafra
Nga Katedralja “Shën Shtjefni” e Shkodrës përfaqësues të pushtetit vendor dhe partive politike kanë uruar besimtarët me rastin e festës së Krishtlindjes. Ata u pritën nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, i cili apeloi në këtë ditë që politika të bashkëpunojë në të mirë të popullit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, teksa e konsideroi këtë festë një burim frymëzimi dhe shprese për mbarë popullin, tha se Shkodrës këtë vit i kemi krijuar atmosferë ndryshe për qytetarët për të kaluar sa më bukur Krishtëlindjet dhe Vititn e Ri.
Më herët , vizitat zyrtare nga pushteti vendor dhe përfaqësues të politikës u bënë edhe në Kishën Ortodokse.


