“Pushtimi i ëmbël” i kalasë së Shkodrës, “Rozafa” mbetet destinacioni i preferuar i turistëve nga shtete të ndryshme
Kalaja “Rozafa” në Shkodër po përjeton një epokë të re pushtimi. Kësaj here bëhet fjalë për mësymjen më të ëmbël të saj. Turistë nga vende të ndryshme të globit kanë zgjedhur të vizitojnë këtë pikë sa turistike aq edhe historike të Shkodrës. Po dominojnë italianët, amerikanët, kinezët dhe të tjerë.
Kalaja e Shkodrës, veç panoramës së mrekullueshme ofron edhe historinë e saj përmes Muzeut të Kështjellës.
Nga nisja e vitit e deri më tani, rreth 8 mijë turistë kanë vizituar kalanë “Rozafa”. Synohet që deri në fundin e muajit mars shifra të arrijë në 10 mijë vizitorë.