Pushues të shumtë në Shëngjin, e gjithë vija bregdetare e populluar, mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës

Këto ishin pamjet e Shëngjinit këtë fundjave.Dielli i ngrohte me temperatura deri në 27 gradë celcius tërhoqi qytetarë të shumtë drejt bregdetit.
E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune ishte e populluar me pushues, ku dominonin shqiptarët e KosovËs. Ata thonë se do të vijojnë t’i qëndrojnë besnik Shëngjinit, pasi është një zonë ku mbizotëron pastërtia e mikritja dhe me mjaft bukuri natyrore.
Ndonëse sezoni turistik nuk është hapur ende zyrtarisht, numri i pushuesve dhe vizitorëve në Shëngjin po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa Bashkia Lezhë dhe biznesi vendas kanë rritur gamën e shërbimeve në të gjithë vijën bregdetare, ku në fokus është rregulli dhe pastërtia.