Pushuesit preferojnë plazhet publike, Velipoja ofron këtë sezon 35-40% hapësira publike për frekuentuesit

Në këtë sezon veror, Velipoja është kthyer në një nga plazhet më të mëdha të vendit me hapësirat publike vënë në dispozicion për pushuesit e saj. Këta të fundit ndihen të kënaqur me kushtet e krijuara aty duke nisur nga pedanat, rrethimi dhe çadrat e vendosura në plazhet publike.
Frekuentimi masiv i plazhit të Velipojës në këto ditë temperaturash të larta rikthen në vëmendje edhe këshillën e mjekëve për të marrë masa mbrojtëse ndaj qëndrimit në diell.
Velipoja është plazhi më i madh në veri të vendit me një vijë bregdetare prej 14 km. Uji i pastër dhe rëra kurative janë ndër arsyet kryesore që tërheqin pushuesit drejt këtij plazhi.