Categories: Lajme

Puthja e ministrit kroat me homologen gjermane/ Mita: Vlerësim. Çepani: Bëhet për vëmendje

Përshëndetja e Ministrit të Jashtëm kroat ndaj homologes së tij gjermane në një takim të BE-së në Bruksel ka shkaktuar mjaft polemika dhe u cilësua si një moment i turpshëm. Për të diskutuar mbi këtë situatë, dhe mbi faktin nëse puthja e detyruar ndaj femrës konsiderohet ose jo si dhunë, në emisionin “Jetë Shqiptare” ishin të ftuar Vangjeli Mita ish-shef Protokolli, Edlira Çepani aktiviste, dhe Nidela Hoxha gazetare.

Z.Mita u shpreh se në rastin e përshëndetjes mes ministrit kroat dhe homologes gjermane që bëri jehonë në mediat e huaja, tregonte vetëm vlerësim mes tyre dhe nuk kishte asnjë prapavijë. Z.Mita theksoi se ky rast nuk tregon asnjë shkelje protokolli.

Sigurisht nuk është e para dhe e vetmja gjë që ka ndodhur. Protokolli ka pasur regji, është skenar. Gjermania dhe ministrja ishte organizatorja dhe kryesorja që e drejtonte. Ajo priti nga punonjësit e protokollit derisa ministrat të zinin vendet e tyre, dhe në fund ishte ajo që vajti. Në krahun e djathë ajo kishte ministrin kroat.

Ishte i vetmi që i dha dorën, sepse për pozicionin që kishte, për emrin që ka Kroacia pas vendit organizator dhe për faktin që aty ishte e vetmja femër. U përshëndetën në emër të kolegëve dhe ai e puthi në formë vlerësimi.

Vlerësim që i bëhet Ministres së Jashtme gjermane dhe e vetmja organizatorëve pritëse. Është iniciativë e personit të dytë, ose tjetër të rëndësishëm. Protokolli ja lejon. Vetëm e ndjera mbretëreshë britanike zgjaste dorën larg dhe nuk lejonte afrimin. Kancelarja Merkel me presidentë e kryeministra të tjerë”, u shpreh ai.

Për aktivisten Çepani, nuk është rast për t’u trajtuar si dhunë ndaj femrës, por rast i seksizmit të medias.

Aktivistja theksoi se politika ka filluar të jetë më fleksibël dhe t’i shkelë protokollet. Kjo gjë ndodh, pasi sipas Çepanit, mediave u pëlqen pjesa rozë.

Politika ka filluar të jetë pak më fleksibël dhe t’i shkelë pak protokollet për të rënë në sy., edhe kryeministri jonë ka puthur kryeministren Meloni me dashamirësi. Kur ka protokoll, ka protokoll. Është kuptuar që mediave u pëlqen pjesa rozësa. Bëhet për vëmendje, për qëllim. Nuk besoj se është rast dhunës, por i seksizmit të medias i zgjeruar.

Nëqoftëse do kishte ndodhur një fenomen tjetër mes dy burrave, nuk do bëhej kaq e madhe. Gratë në politikë i shohim me lupë”, tha ajo.

Gazetarja Hoxha u shpreh se ministri kroat duhej të ishte treguar më i kujdesshëm.

 “Edhe në Gjermani e njëjta situatë. Duket sikur Baerbock është thithëse e jashtëzakonshme e gjithçka ndodh në media.

Është aluduar në lidhje me këtë çështje, vetë ajo nuk ka dhënë asnjë prononcim, por e parë nga mediat ishte diçka jo fort e këndshme lër t’u parë. Organizatat e grave, mediat e kanë cilësuar si seksizëm të pastër, jo të hijshme, veprim të sikletshëm, dhe sulme me puthje.

Ministri kroat duhej të ishte treguar më i kujdesshëm”, theksoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit të organizuar nga FSHF

Në kuadër të javës së “Grassroots”, që po festohet në të gjithë Europën, Federata e…

7 hours ago

Dënimi i Salianjit, Bardhi: Vendim politik i urdhëruar nga Rama, shpallje lufte ndaj PD-së

“Vendim politik i urdhëruar nga zyra e Edi Ramës” e ka konsiderua kreu i grupit…

7 hours ago

Kryebashkiaku Beci takim me “bashkiaken” – Policia bashkiake ka rritur kapacitetet e saj në muajt e fundit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me drejtues dhe efektiv të…

7 hours ago

Qëndrat shëndetësore verore – Në Velipojë kanë marrë shërbim rreth 6200 pushues, në Rrjoll 1942

Nga  data 15 Qershor deri në gjysmën e shtatorit, pranë qendrës shëndetësore verore në Velipojë…

7 hours ago

Këngëtarja që “drithëron” kombin – Shkodra ka qenë një “vatër” e ngrohtë për artisten Shkurte Fejza

Me zërin e saj ka drithëruar një komb të tërë. Shkodra ka qenë përherë një…

7 hours ago

Investime në kanale vaditëse e rrugë – Administratori i Njësisë Guri i Zi: Brenda vjeshtës së këtij viti nis puna

Në njësinë administrate Gur i Zi pritet të nisin shumë shpejt disa investime të rëndësishme…

7 hours ago

This website uses cookies.