Putin akuza Perëndimit: Mos dërgoni trupa në Ukrainë, po nxisni përdorimin e armëve bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po tenton të tërheqë Rusinë në një garë armatimi, ndërsa shtoi se retorika e Perëndimit kërcënonte nisjen e një konflikti për përdorimin e armëve bërthamore.

Gjatë një fjalimi në Moskë për popullin rus , Putin u foksuua në dy çështje atë të akuzimit të Perëndimit se po përpiqet të shkatërrojë Rusinë dhe atë të pretendimit se populli rus mbështet “operacioni ushtarak special” që ai po zhvillon në Ukrainë.

“Në vitin 2018, Rusia bëri një propozim për një marrëveshje bërthamore mes dy vendeve, por SHBA-të janë të interesuara të negociojnë vetëm kur ka një përfitim të qartë. Përpara zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, politikanët amerikanë duan t’u tregojnë votuesve se ata ende po sundojnë botën. SHBA-të kërkojnë të tërheqin Rusinë në një garë armësh. Retorika perëndimore kërcënon një konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe rrjedhimisht shkatërrimin e qytetërimit”, tha Putin.

Putin paralajmëroi Perëndimin kundër dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se “ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre”.

“Pa një Rusi sovrane dhe të fortë nuk mund të ketë rend botëror të qëndrueshëm”, tha Putin.

I sulmuar nga Perëndimi dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Putin duket se zgjidhen e ka gjetur tek “pikat e reja të kontaktit” me Kinën dhe vendet arabe, latino-amerikane dhe afrikane.

Që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës, Rusia është goditur me valë sanksionesh nga Evropa, Britania e Madhe dhe SHBA, duke përfshirë parandalimin e bankave ruse për të hyrë në sistemet normale të tregtisë dhe përfundimin e blerjes së naftës dhe gazit rus.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.