Putin habitet me versionin e tij virtual realizuar përmes inteligjencës artificiale

20753c8da958416392a02f6729391094

20753c8da958416392a02f6729391094

Gjatë konferencës vjetore mbajtur një ditë më parë, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, por dhe publikut përmes lidhjeve me video, presidenti rus Vladimir Putin mbeti pa fjalë kur në ekran u shfaq një version virtual i tij. 

“Përshëndejtje, Vladimir Vladimirovich, jam një studente në Unversitetin Shtetëro të Shën Petërsbugut. Dua t’ju pyes: a është e vërtetë që keni shumë sozi?”  ishte pyetja që version virtual i tij i drejtoi Putinit. Pyetja shkaktoi të qeshura në sallë. 

Më tej presidenti rus u pyet ” Dhe si i cilësoni rreziqet që intelgijcëa artificial sjell në jetët tona?”  

Pyetja shkaktoi hezitim tek Putin, I cili kishte katër orë që iu përgjigjej pyetjeve në konferencën maratonë. 

“SHoh që më ngjani dhe flisni me zërin tim. Por mendoj se i vetëm një person duhet të jetë si unë dhe të flasë me zërin tim, dhe ky jam unë. Meqë ra fjala, ju jeni sozia ime e parë” u përgjigj zoti Putin.
 
Në mediat e huaja, sidomos në ato perëndimore, ka patur shpesh spekullime se Putin përdor sozi në disa evente publike pasi ka problem shëndetësore. Kjo është hedhur poshtë nga Kremlini, që këmbëngul që presidenti është në gjendje jashtëzakonisht të mirë shëndetësore. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.