Putin: Nëse mbështetja ushtarake perëndimore ndalet, Ukraina nuk reziston më shumë se një javë
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk do të mbijetonte më shumë se një javë, nëse nuk do të kishte mbështetje ushtarake e financiare nga ndërkombëtarët.
Deklarata e Presidentit Putin erdhi në një moment kur frika se trazirat politike në Uashington mund të rrezikojnë ndihmën thelbësore ushtarake dhe humanitare në Kiev, po rritet.
Putin theksoi se Ukraina po mbështetjen falë donacioneve shumë miliarda që i vinin çdo muaj, por nëse ato do të ndalonin, Ukraina nuk do të rezistonte më shumë se një javë.
“Nëse dikush ndalon, gjithçka do të vdesë brenda një jave. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e mbrojtjes. Vetëm imagjinoni se ndihma do të ndalojë nesër. Do të jetojë vetëm një javë kur t’i mbarojnë municionet”, tha Putin.
Ky i fundit pohoi gjithashtu se Ukraina kishte humbur më shumë se 90,000 trupa që nga fillimi i kundërofensive të Kievit kundër forcave ruse në qershor.
Një ditë më parë një zyrtar i Bashkimit Evropian paralajmëroi se blloku nuk mund të zëvendësonte boshllëkun e financimit nëse mbështetja për Kievin nga Shtetet e Bashkuara shteronte.
Putin pohoi gjithashtu se Ukraina kishte humbur më shumë se 90,000 trupa që nga fillimi i kundërofensive të Kievit kundër forcave ruse në qershor.