Categories: BotaLajme

Putin: Rusia është gati të përdorë armë bërthamore nëse shteti është në rrezik

“Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit rus”, tha Presidenti Vladimir Putin në një intervistë për mediat shtetërore.

Udhëheqësi rus i bëri komentet për Rossiya 1 dhe RIA Novosti përpara zgjedhjeve presidenciale më 15 mars, në të cilat ai pritet të shkojë drejt një mandati të pestë në detyrë.

Putin tha se nga pikëpamja ushtarake dhe teknike, Rusia është gati për një luftë bërthamore, megjithëse ai nuk tha se një e tillë ishte e afërt. Ai paralajmëroi se nëse trupat amerikane do të vendoseshin në Ukrainë, Rusia do t’i trajtonte ata si ndërhyrës.

Putin tha se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë gjithashtu forca bërthamore, por kjo nuk do të thotë se ata janë gati të “fillojnë një luftë bërthamore nesër”.

Në fillim të këtij muaji, dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se në fund të vitit 2022, SHBA filloi të “përgatitet rigorozisht” që Rusia të godiste Ukrainën me një armë bërthamore.

Administrata Biden ishte veçanërisht e shqetësuar se Rusia mund të përdorte një armë bërthamore taktike ose në fushëbetejë, thanë zyrtarët. Vitin e kaluar, Putini vendosi armë bërthamore taktike në aleatin fqinj Bjellorusi dhe ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev tha se armët bërthamore strategjike mund të përdoren për të mbrojtur territoret e Rusisë nga Ukraina.

Duke folur për mediat shtetërore ruse, Putin tha se vendet perëndimore mendonin se mund të “shfarosnin” Rusinë në fillimin e pushtimit të Ukrainës, por në vend të kësaj, ai pretendoi se sistemet financiare dhe ekonomike të Moskës janë të qëndrueshme dhe aftësitë e forcave të saj të armatosura vetëm po rriten./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

1 day ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

1 day ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

1 day ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

1 day ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

1 day ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

1 day ago

This website uses cookies.