Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka plan që të sulmojnë vendet e NATO-s. Por, ai shtoi se, nëse perëndimi furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16, atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse.
“Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë , shtetet baltike apo Republikën Çeke , por nëse perëndimi furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16 , atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse”, tha Putin.
Kremlini, i cili akuzon SHBA-në se po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainën me para, armë dhe inteligjencë, thotë se marrëdhëniet me Uashingtonin ndoshta nuk kanë qenë kurrë më keq.
I pyetur për luftëtarët F-16 që perëndimi ka premtuar t’i dërgojë në Ukrainë, Putin tha se avionë të tillë nuk do ta ndryshonin situatën në Ukrainë.
“Nëse ata furnizojnë F-16, dhe ata po flasin për këtë dhe me sa duket po trajnojnë pilotë, kjo nuk do ta ndryshojë situatën në fushën e betejës”, tha Putin.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.