Putin shkarkon Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr aleatin e tij Sergei Shoigu nga detzra si Ministrër i Mbrojtjes
Në një njoftim të befasishëm, Kremlini tha se ish- zv.kryeministri Andrei Belousov do të zëvendësojë Shoigu.
Putin, i cili u betua në mandatin e tij të pestë si udhëheqës i Rusisë në fillim të kësaj jave, propozoi që Shoigu të merrte pozicionin si kreu i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Rusisë. Aktualisht ajo drejtohet nga Nikolai Patrushev, një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit.
Shoigu, ministri më jetëgjatë i Rusisë, mori drejtimin e ministrisë së mbrojtjes në vitin 2012 pas mandatit të tij si ministër i shërbimeve të urgjencës. Ai ka udhëhequr ushtrinë ruse përmes pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili filloi në vitin 2022.
Si Ministri i Mbrojtjes, Shoigu kishte për detyrë të modernizonte ushtrinë ruse dhe besohej se kishte akses të drejtpërdrejtë me Putinin, duke shkuar në udhëtime të rregullta gjuetie dhe peshkimi me të në Siberi.
Popullariteti i Shoigut në Rusi u rrit pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014, për të cilin ai u vlerësua për orkestrimin.
Por ai është kritikuar ashpër për pengesat ushtarake të Rusisë pas pushtimit të shkurtit 2022, si dhe për paaftësinë e tij për të çrrënjosur korrupsionin e përhapur që vazhdon të rrënojë ushtrinë. Më konkretisht, Shoigu u detyrua të shmangë një kryengritje të armatosur verën e kaluar nga udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin, i cili kishte bërë thirrje për arrestimin e tij.
Pozicioni i Shoigu duket se ishte dobësuar muajin e kaluar kur shërbimet e sigurisë arrestuan të besuarin e tij afatgjatë, zv.ministrin e Mbrojtjes, Timur Ivanov, duke e akuzuar për korrupsion në shkallë të gjerë.
Në letër, riorganizimi i së dielës e vendos Shoigun në një pozicion që konsiderohet zyrtarisht më i lartë se roli i tij në Ministrinë e Mbrojtjes në atë që disa vëzhgues besojnë se është një lëvizje e Putinit që lejon aleatin e tij të vjetër të shpëtojë fytyrën.