Putin takohet me Kim Xhong Un, zotohet të ndihmojë Korenë e Veriut me satelitë

d412e58959674ab8a6d5f2397f320e70

d412e58959674ab8a6d5f2397f320e70

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Xhong (Jong) Un në lokacionin e lëshimit të raketave hapësinore të Rusisë në rajonin e Lindjes së Largët të vendit.

Putin dhe Kim e nisën takimin e tyre me një turne pikërisht në objektin e lëshimit të raketave hapësinore Soyuz-2,  ku sikurse raporton BBC, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong (Jong) Un i ka drejtuar një sërë pyetjesh Putinit në lidhje me raketat.

Takimi mes dyshes, erdhi disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike drejt detit, duke zgjatur një test provokues në testimin e armëve të Koresë së Veriut që nga fillimi i vitit 2022, pasi Kim përdori shpërqendrimin e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë për të përshpejtuar zhvillimin e tij të armëve.

Presidenti rus, pyetur nga gazetarët, nëse Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë, tha: “Kjo është arsyeja pse ne kemi ardhur në Kozmodromin Vostochny”.

Koreja e Veriut ka dështuar dy herë në vendosjen e satelitëve spiun në orbitë dhe është spekuluar shumë se do t’i kërkojë Rusisë ndihmë me programin e saj hapësinor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.