Categories: BotaLajme

Putin thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën

Presidenti Vladimir Putin, tha se Rusia do të jetë e përgatitur që të bisedojë me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën lidhur me të ardhmen e Ukrainës, nëse ata duan, por Moska do të mbrojë interesat e saj kombëtare, njofton Radio Evropa e Lirë.

Putin, i cili nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se do të ishte i përgatitur që të bisedonte për paqen, edhe pse zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, para se të bëjë një përpjekje të mirëfilltë.

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lëni ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.

Rusia kontrollon rreth 17.5 për qind të territorit që ishte njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës kur kolapsoi Bashkimi Sovjetik më 1991.

Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe vitin e kaluar tha se edhe katër rajone të tjera të Ukrainës, të cilat kontrollohen pjesërisht nga trupat ruse, tani janë pjesë e Rusisë. Kievi ka thënë se nuk do të ndalet derisa të dëbojë nga territori i Ukrainës të gjitha trupat ruse.

Gjatë takimit me krerët e mbrojtjes, Putin tha se tani trupat ruse kanë iniciativën në fushëbetejë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Putin, duke iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ai shtoi se Rusia ka nevojë për komunikim më të mirë ushtarak dhe aftësi satelitore.

Putin tha se gjatë vitit 2023, ushtrisë ruse u janë bashkuar 490.000 ushtarë me kontratë dhe vullnetarë. Qëllimi për vitin tjetër, sipas tij, është që ky numër të arrijë në 745.000.

Sipas Radio Evropa e Lirë

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

7 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

7 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

7 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.