Presidenti rus Vladimir Putin gjtë vizitës dy ditore që po zhvillon në Kinë, është mirëpritur në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij Xi Jinping.
Ceremonia e mirëserardhjes u mbajt jashtë Sallës së Madhe të Popullit në qendër të Pekinit.
Putin, Xi dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet të zhvillojnë takime gjatë ditës së sotme ku sikurse raportohet nga media shtetërore kineze, do të theksojnë angazhimin e tyre ndaj marrëdhënies “pa kufij”.
Më herët Putin e ka përshkruar vizitën në Kinë dhe takimin me Jinping si “një dialog midis miqve të vjetër”.
Ai vlerësoi gjithashtu Kinën në iniciativat e saj për “zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.
Udhëtimi dyditor i Putinit vjen pasi vjen në një pikë kritike në luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës .
Forcat ruse kanë bërë një ofensivë në rajonin verilindor të Kharkiv, në inkursionin më të rëndësishëm kufitar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, duke detyruar pothuajse 8,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në të njëjtën kohë, ushtria e Ukrainës është në pritje të furnizimeve të reja me raketa kundërajrore dhe predha artilerie nga Shtetet e Bashkuara.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.