Categories: BotaLajme

Putini parapëlqen fitoren e Bidenit, reagon Trumpi

Biden është politikan me përvojë dhe më i parashikueshëm, pasi ai është një politikan i shkollës së vjetër, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin. ”Por, ne do të punojmë me çdo lider amerikan, të zgjedhur nga populli i Amerikës”, shtoi ai. Putini shtoi se një fitore për Xho Baiden ( Joe Biden) në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor, do të ishte rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë.

Në një intervistë për televizionin rus, pjesë të së cilës u publikuan nga Kremlini të mërkurën, Putin kritikoi qeverinë amerikane. ”Mendoj se qëndrimi i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar”, tha ai. Dy fuqitë e mëdha bërthamore janë në mosmarrëveshje për pothuajse të gjitha çështjet ndërkombëtare, por mbi të gjitha për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës.

”Megjithatë, një fitore e Bidenit do të ishte e parapëlqyeshme”, tha Putini.

Komentet e Putinit janë në kundërshtim me politikën e Rusisë në vitet e fundit, e cila ka favorizuar Donald Trumpin.

Ish-presidenti Donald Trump reagoi ndaj kësaj deklarate të presidentit rus, Vladimir Putin, sipas abcnews.go.com.

”Presidenti Putin sapo më bëri një kompliment të madh, në fakt”, tha Trump në një takim elektoral në Charleston. ”Ai thjesht tha se do të preferonte të kishte Joe Biden si president sesa Trumpin”, vazhdoi ai. ”Tani, ky është një kompliment. Shumë njerëz thanë sa keq! Jo, jo, kjo është një gjë e mirë. Dhe sigurisht, ai do ta thoshte këtë”, theksoi Trumpi.

Komenti i fundit i Trumpit ishte në përgjigje të komenteve të Putinit gjatë një interviste me një korrespondent të televizionit shtetëror rus, në të cilën ai thuhet se beson se rizgjedhja e Bidenit do të ishte një zgjedhje më e mirë për interesin e Rusisë – megjithëse ai shtoi se do të punojë me çdo lider të SHBA-së.

Në mitingun e Charlestonit, Trumpi tha se është e sigurt se Putini do të preferonte fitoren e Bidenit, sepse ai vetë pengoi interesat e Rusisë ndërsa ishte president, veçanërisht në ndërtimin e ”Nord Stream 2”, një gazsjellës i diskutueshëm gjermano-rus.

“Unë ndalova “Nord Stream 2” dhe ( Biden ) e miratoi menjëherë pasi u largova, kështu që Putin nuk është një fans i imi në të vërtetë”, tha Trump, duke iu referuar rolit të tij si president në ndalimin e ndërtimit të gazsjellësit.

”Ai nuk dëshiron të më ketë mua. Ai do Biden sepse do t’i jepet gjithçka që dëshiron, duke përfshirë Ukrainën”, tha Trumpi për marrëdhëniet mes Putinit dhe Bidenit.

”Ai do të realizojë ëndrrën e tij për të marrë Ukrainën për shkak të Bidenit… I vetmi president në pesë të fundit që nuk i ka dhënë asgjë Rusisë është një president i njohur si Donald J. Trump”, përfundoi Trumpi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

11 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

11 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

11 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

11 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

12 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.