Putini pret në Moskë Bashar al-Assadin: Konfliktet po përshkallëzohen, vlen edhe për Sirinë
Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me presidentin sirian Bashar al-Assad në Moskë për të diskutuar çështje që prekin vendet e tyre. Sipas Kremlinit zyrtar bëhet e ditur se takimi mes Putinit dhe al-Assad zhvillohet në një kohë kur tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.
Asnjëri nga liderët nuk dha detaje të mëtejshme mbi atë që kanë biseduar konkretisht. Rusia ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që nga shtatori i vitit 2015, duke u bashkuar me Iranin për të lejuar qeverinë e al-Asadit të luftojë grupet e armatosura të opozitës dhe të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa Rusia tani ka përqendruar pjesën më të madhe të burimeve të saj ushtarake në luftën kundër Ukrainës, ajo ka ruajtur një bazë ushtarake në Siri dhe mban trupa në bazat e saj atje.
Si Putin dhe Bashar al-Assad akuzohen për krime lufte në agresionet e tyre përkatëse.
“Më intereson shumë mendimi juaj se si po zhvillohet situata në rajon në tërësi. Fatkeqësisht, ka një tendencë drejt përshkallëzimit, ne mund ta shohim këtë. Kjo vlen edhe drejtpërdrejt për Sirinë”, i tha Putin al-Asadit.
Kremlini tha se takimi i Putinit dhe al-Assad u zhvillua të mërkurën. Putini dhe al-Assad u takuan për herë të fundit në mars të vitit të kaluar në Kremlin në përvjetorin e kryengritjes 12-vjeçare të Sirisë, e kthyer në luftë civile. Në atë takim, Putin theksoi rolin e ushtrisë ruse në stabilizimin e vendit.
“Duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet që po ndodhin në botë si një e tërë dhe në rajonin euroaziatik sot, takimi ynë sot duket shumë i rëndësishëm”, i tha al-Assad Putinit përmes një përkthyesi rus.
A do të takohen al-Assad dhe Erdogan?
Kremlini nuk dha detaje mbi bisedimet e Putinit dhe al-Asadit, por një pikë e mundshme diskutimi ishte rivendosja e marrëdhënieve diplomatike nga Siria dhe Turqia.
Rusia është një nga mbështetësit më të fortë të qeverisë së al-Asadit, por gjithashtu ka lidhje të ngushta me Turqinë dhe ka bërë presion për rikthimin e rifillimit të marrëdhënieve.
Turqia dhe Siria ndërprenë lidhjet e tyre në vitin 2011 pasi protestat masive antiqeveritare dhe një goditje brutale nga forcat e sigurisë në Siri u shndërruan në luftën civile ende në vazhdim.
Grupet kryengritëse siriane të mbështetura nga Turqia po kërkojnë të përmbysin al-Asadin dhe të mbajnë ende forcat në veriperëndimin e kontrolluar nga opozita, duke zemëruar Damaskun.
Në dhjetor 2022, ministrat e mbrojtjes turke, siriane dhe ruse zhvilluan bisedime në Moskë, takimi i parë në nivel ministror midis Turqisë dhe Sirisë që nga viti 2011. Rusia gjithashtu ndërmjetësoi takimet midis zyrtarëve sirianë dhe turq vitin e kaluar.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe al-Assad kohët e fundit sinjalizuan se duan të rivendosin marrëdhëniet diplomatike.