“Pyet Qeverinë”, rubrika më e re e MIA-s ku qytetarët mund të marrin përgjigje
Agjencia për Media dhe Informim, ka çelur një rubrikë të re e cila u mundëson qytetarëve që të drejtojnë pyetjet e tyre për Këshillin e Ministrave dhe institucionet e varësisë.
Rubrika titullohet “Pyet Qeverinë”.
MIA bëri të ditur se pyetjet mund të jenë mbi aspekte dhe fusha të ndryshme të qeverisjes, për sqarime apo më shumë informacion për vendimmarrjet e qeverisë dhe mbi çështjet me karakter publik.
“Dërgoni pyetjet në info@mia.gov.al dhe zyrtarët publikë do t’i përgjigjen shumë shpejt interesit tuaj”, bën të ditur në njoftimin e saj MIA.
Në këtë rubrikë, pyetjet mund të adresohen mbi sektorët e qeverisjes, vendimet e qeverisë apo politika të caktuara publike, për të cilat qytetarët do të marrin përgjigje nga zyrtarët publikë.