“Pyjet dhe sharrat e Pukës në vite”/Del nga botimi libri që i kushtohet punonjësve të Ndërmarrjes së Përpunimit të Drurit
“Pyjet dhe Sharrat e Pukës në Vite”, me bashkëautor Gjon Fierza, Pjetër Dema e Preng Prenga është libri më i ri i hedhur në treg, që flet për të gjithë ata punonjës dhe sharrtarë që punuan me përkushtim në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit. Promovimi u bë në ambjentet e Qendrës Kulturore për Fëmijë në qytetin e Fushë Arrëzit si qendra kryesore për prodhimin e lëndës drusore të nevojshme për rindërtimin e vendit.Gjon Fierza një prej bashkëautorëve tregon mbi përmbajtjen e këtij libri me një vëllim prej 520 faqesh.Për librin janë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar dokumente të kohës në arkiva, si dhe duke mbledhë informacione nga shumë ish-punonjës dhe drejtues që kanë punuar në pyje dhe sharrat e Pukës në vite.