Pylli i Gështenjave të Reҫit, koha më e mirë për ta vizituar

Recii

Recii

Tashmë me vjeshtën vjen edhe koha e gështenjave. Bashkë me bukuritë e natyrës, vizitorët mund të marrin me vete edhe shijen e mirë të gështenjave në Pyllin i Gështenjave të Reҫit, një nga monumentet natyrore të Alpeve të Shqipërisë.

Reçi është një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit në Malësinë e Madhe, Ai shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes fshatrave Reç dhe Razmë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit solli pamje nga Reçi ndërsa vjeshta me gjithë ngjyrat e saj e bën këtë zonë ekoturistike vërtet mahnitëse për t’u vizituar.

Të dyja anët e rrugës, që të çojnë në qendër të fshatit janë të mbuluara me pemë, shtëpitë e vogla, karakteristike e të kuruara me kujdes, e bëjnë këtë vend edhe më tërheqës.

Në qendër të fshatit, aty ky çdo 31 gusht organizohet festa e madhe e Reçit bien në sy gështenjat e moçme rreth 500-vjeçare, të cilat janë të shenjta për banorët.

Gështenjat nuk janë të vetmet pasuri që ka kjo zonë, e cila së fundmi është kthyer në një trend për turizmin e fundjavës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.