Qafë-Thore 20 cm dëborë/ARRSH, akset e kriposura dhe mjetet në gatishmëri

arrsh

arrsh

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër mbi nivelin e detit. Në Qafë Thore ka rreth 20 cm dëborë. Aktualisht në akset, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka vranësira dhe kanë nisur reshjet e dëborës.Sipas autoritetit verior të rrugëve akset janë të kriposura dhe mjetet e punëtorët në gatishmëri.Të vetmet problematika të raportuara janë shkëputjet sporadike të energjisë elektrike në zonat e Vermoshit dhe Kelmendit. Ndërsa rrugët vijojnë të jenë të qarkullueshme. Specialistët apelojnë drejt drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë dhe të jenë pajisura me goma dimërore apo edhe me zinxhirë. Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave më e rrezikshme vijon të jetë prezenca e ngricave në rrugë, ndaj për të marrë masat gjatë natës firmat janë urdhëruar që të kriposin rrugët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.