Qarku i Lezhës në ‘darën’ e operacioneve policore antidrogë nga Mirdita në Laç

policia lezhe

policia lezhe

Policia e Lezhës ka vendosur në një ‘darë’ konrollesh kundër lëndëve narkotike të gjithë Qarkun, duke kryer edhe një seri arrestimesh nga Mirdita në Laç.

Në kuadër të operacionit Tempulli, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues, Alfred Elezi, nëpërmjet një konference për shtyp, bëri të ditur se ka arrestuar në Mirditë, Mirash Pimën, Kristian Pimën dhe Florian Pimën, (vëllezër).

“Në Laç, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, janë goditur 2 raste të përshtatjes së lokaleve, për përdorim dhe shitje të drogave. Strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi disajavor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të mbështetura edhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme ‘’Shqiponja’’ dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘’Prioriteti‘’. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:- Mirash Pima, 29 vjeç, Kristian Pima, 29 vjeç dhe Florian Pima, 33 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Kaçinar, Mirditë; – Eduart Çoku, 41 vjeç dhe Fatmir Ukaj (Tirtja), 24 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se vijon puna edhe për kapjen e shtetasve Nikolin Ndoca, 31 vjeç, banues në fshatin Bulsharë, Mirditë dhe Kristian Mena, 21 vjeç, banues në Fan, Mirditë. 

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit disajavor, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, në fshatrat Bulsharë dhe Kaçinar, të rrethit Mirditë, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 158 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje. 

 Gjithashtu, u asgjësuan edhe 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë.    

 “Në vijim të veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe 14 000 euro të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 15 celularë. Nga hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të përfshirjes së këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale, dyshohet se ata janë autorë edhe të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Planet, Mirditë, rast i evidentuar dhe i goditur nga strukturat e Policisë, më datë 12 tetor 2023.    Operacioni i sotëm për goditjen e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit nuk eshtë operacioni i vetëm, sepse Policia e Lezhës, që nga fillimi i vitit deri tani, ka qenë e angazhuar intesivisht në luftën kundër kanabisit. Vlen të përmendim megaoperacionin policor të koduar ‘’Imazhi’’, i zhvilluar në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe asgjësimin e bimëve narkotike që në fazat fillestare të kultivimit. Gjatë 39 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar në total 60 113 bimë narkotike dhe 8 608 fidanë të kultivuar në kubikë.”, informon policia.

Megaoperacioni ‘’Tempulli’’ka vijuar edhe në Laç, ku janë evidentuar dhe goditur 2 raste të përshtatjes së lokaleve për përdorim dhe shitje të drogave, si dhe janë sekuestruar kokainë dhe kanabis.      

“Në qytetin e Laçit, shtetasi Alfons Marku, 34 vjeç, kishte përshtuar lokalin e tij, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash kanabisi.  Ndërsa ditën e djeshme, në Gjormë, u arrestua shtetasi Fatjon Gjoka, 29 vjeç, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash të lëndës narkotike kokainë. Prej fillimit të megaoperacionit “Tempulli” deri sot janë goditur 12 raste dhe janë arrestuar 12 shtetas që tentonin të shitnin drogë, në afërsi të shkollave dhe në lokale.”, njofton policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.