Qarku Shkodër nën “sulmin” e bores / Probleme në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike

Mali i Taraboshit, mbi Shirokën turistike, është shfaqur mëngjesin e sotëm i zbardhur nga bora. Ndërsa në qytetin e Shkodrës ka reshje të pakta dhe temperaturat kanë shënuar rënie, në zonat malore të qarkut kanë nisur e vijojnë reshjet intensive të borës.

Sipas njoftimeve nga ARRSH dhe policia, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore dhe ai Fushë Arrëz- Iballë, janë të bllokuar, ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore. Në akset rrugore Kir-Mali i Shoshit, Pukë – Fushë Arrëz, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Po vazhdon paralelisht edhe kriposja e akseve të sipërpermendura.

Trashësia e borës varion nga 15 centimetër në Pukë deri në 25 centimetër në Fushë- Arrëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Reshjet e borës, kanë krijuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Sipas OSHEE Shkodër, në Qelëz, nënstacioni Pukë, fidri është stakuar nga puna. Fidrat janë pjesërisht në punë në Bushat, Velipojë dhe Nënstacionin Shkodra 2 në qytet.

Situata po monitorohet dhe janë në gatishmëri strukturat e mbrojtjes civile në të gjitha bashkitë, por edhe në Prefekturën e Qarkut Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.