Categories: AktualitetLajme

Qarku Shkodër nën “sulmin” e bores / Probleme në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike

Mali i Taraboshit, mbi Shirokën turistike, është shfaqur mëngjesin e sotëm i zbardhur nga bora. Ndërsa në qytetin e Shkodrës ka reshje të pakta dhe temperaturat kanë shënuar rënie, në zonat malore të qarkut kanë nisur e vijojnë reshjet intensive të borës.

Sipas njoftimeve nga ARRSH dhe policia, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore dhe ai Fushë Arrëz- Iballë, janë të bllokuar, ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore. Në akset rrugore Kir-Mali i Shoshit, Pukë – Fushë Arrëz, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Po vazhdon paralelisht edhe kriposja e akseve të sipërpermendura.

Trashësia e borës varion nga 15 centimetër në Pukë deri në 25 centimetër në Fushë- Arrëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Reshjet e borës, kanë krijuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Sipas OSHEE Shkodër, në Qelëz, nënstacioni Pukë, fidri është stakuar nga puna. Fidrat janë pjesërisht në punë në Bushat, Velipojë dhe Nënstacionin Shkodra 2 në qytet.

Situata po monitorohet dhe janë në gatishmëri strukturat e mbrojtjes civile në të gjitha bashkitë, por edhe në Prefekturën e Qarkut Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

11 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

11 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

11 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

11 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

11 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

11 hours ago

This website uses cookies.