Qarkullimi rrugor /Sylja: Mjetet në terren për pastrimin e gurëve
Autoriteti rrugor i veriut gjatë ditëve të fundit si dhe mbremjen e së mërkurës ka rikthyer në terren firmat me të cilat ka kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve. Në disa prej këtyre akseve është ndëryrë për pastrimin e gurëve të rëna apo pemëve të ndryshme. Aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme pa problematika
Krahas mirëmbajtjes së këtyre akseve Sylja tregon se janë marrë masat edhe për sezonin e dimrit, duke kontrolluar jo vetem kapacitetet në ndërhyrje, por edhe furnizimin me kripë për çdo rast të nevojshëm
Ndër akset më problematike në qarkun Shkodër për rënien e gurëve mbetet aksi Krye Hadroi-Qafë Benë. Ndërsa një pjesë të rrugëve nacionale si dhe për mirëmbajtjen e veprave të artit siç janë urat, kontratat lidhen dhe mbikqyrEn nga ARRSH qëndrore.