Qarkullonte me armë në Shkodër – “Shqiponjat” arrestojnë 44-vjecarin, pistoleta dërgohet për ekspertim në laborator

policia shkoder 24

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në  Shkodër, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari i dyshuar. Operacioni u kodua “Square” (Sheshi) dhe i arrestuari është Isak Mema, banues në Tiranë.

Arma e sekuestruar dhe fishekët dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore, për të vlerësuar nëse është përdorur në krime të tjera.

Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për 44-vjeçarin Mema dhe ndërhyrja u bë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.“

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Isak Mema 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia vendore. 

 Më tej,  informohet dinamika e aksionit, ku në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema.

“Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqarohet më tej.

 Materialet për dosjen dhe hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.