Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në Shkodër, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari i dyshuar. Operacioni u kodua “Square” (Sheshi) dhe i arrestuari është Isak Mema, banues në Tiranë.
Arma e sekuestruar dhe fishekët dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore, për të vlerësuar nëse është përdorur në krime të tjera.
Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për 44-vjeçarin Mema dhe ndërhyrja u bë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.“
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Isak Mema 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia vendore.
Më tej, informohet dinamika e aksionit, ku në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema.
“Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqarohet më tej.
Materialet për dosjen dhe hetimet i kaluan prokurorisë vendore.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.