Qazim Laçi: Kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian!

Kombëtarja shqiptare udhëton sot drejt Pragës, aty ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë në Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Epet Arena”.

Përpara udhëtimit Qazim Laçi dhe Marash Kumbulla, kanë treguar për faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit se si kanë shkuar përgatitjet dhe synimet e Shqipërisë në kompeticionin UEFA Nations League.

Qazim Laçi tha se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e veçantë për të, pasi do të luhet në stadiumin e klubit të tij, Sparta Prague. Mesfushori kuqezi vlerësoi dy kundërshtarët dhe shtoi se mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme.

“Mezi po presim që të vazhdojmë një aventurë të re në kompeticionin Nations League. E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën sepse luajmë në Çeki te stadiumi im”, tha Laçi.

“Janë kundërshtarë të fortë, edhe Ukraina dhe Gjeorgjia ishin pjesë të Europianit. Është shumë e rëndësishme që tifozët të vijnë e të na mbështesin si në Gjermani. Do të jetë një moment i bukur për të gjithë lojtarët dhe sidomos për të gjithë tifozët që do të vijnë në stadiumin “Air Albania”, pasi është ndeshja e parë pas Europianit. Kemi shumë nevojë për tifozët për mbështetjen e tyre, si ndaj Gjeorgjisë dhe në ndeshjet e tjera”, theksoi mesfushori.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.