Qëllohen për vdekje 15 persona në universitetin e Pragës, plagosen dhjetëra të tjerë

ne universitetin e Prages

ne universitetin e Prages

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat në universitetin e Pragës pasi një person qëlloi me snajper në drejtim të tyre.

Ndërkaq sipas policisë autori i këtij sulmi është eliminuar. Ngjarja ndodhi në sheshin Jan Palach të Pragës, ndërsa janë evakuuar personat e ndodhur nën sulm. 

 “E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vend”, tha policia në platformën e mediave sociale X.

Një email dërguar stafit dhe studentëve në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, thoshte se një person ishte vendosur në një nga ndërtesat dhe i kishte thënë stafit të “mos lëvizte”

 “Mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllni ato dhe vendosni mobilje para derës, fikni dritat”, thuhet në email.

Në rrjetin social X qarkullojnë foto të një grupi studentësh të strukur në një parvaz të ndërtesës.

Policia ka mbyllur sheshin dhe zonën ngjitur me ndërtesën e universitetit, e cila ndodhet në një pjesë të frekuentuar të qytetit që ka një rrugë të njohur që çon turistët në Sheshin e Qytetit të Vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, vetë sulmuesi duhet të jetë i vdekur, ka të vdekur dhe të plagosur në vendngjarje, nuk do të spekuloj tani për numrin përfundimtar”, tha ministri i Brendshëm Vit Rakusan në televizionin çek.

Kryeministri Petr Fiala anuloi udhëtimin e tij në lindje të vendit dhe po shkon drejt Pragës. Krimi me armë është relativisht i rrallë në Republikën Çeke.

Në dhjetor 2019, një person i armatosur 42-vjeçar vrau gjashtë persona në një dhomë pritjeje spitali në qytetin lindor çek të Ostravës përpara se të ikte dhe të qëllonte veten për vdekje, transmeton Reuters. 

Në vitin 2015, një burrë qëlloi për vdekje tetë persona dhe më pas vrau veten në një restorant në Uhersky Brod. Nga ana tjetër, presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas sulmit që ndodhi në Universitetin e Arteve në Pragë.

Përmes një postimi  në rrjetin social ‘X’ von der Leyen shkruan se është e tronditur nga “dhuna e pakuptimtë që mori jetën e disa njerëzve”.

Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi ajo në rrjetin social X.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.