Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak Robert Fico
Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital, raportojnë mediat lokale.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3 ndersa një i dyshuar është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico ka ardhur për t’u takuar me mbështetësit.