Categories: LajmeKronikë

Qëllon me pushkë drejt një banese / Arrestohet nga “RENEA” autori i ngjarjes në Kurbin

Një 41-vjeçar ka qëlluar me pushkë në drejtim të një banese në Kurbin, duke rrezikuar kështu anëtarët e familjes që ishin brenda saj. Pas një sherri në lokal me një 60-vjeçar. 41-vjeçari Rasim Mihana  ka shkuar në banesë, ka marrë pushkën dhe në mesnatë dhe ka qëlluar me armë drejt banesës.

Më pas , Mihana është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, 41-vjeçari u arrestua në territorin e fshatit Malbardhë.

Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.

Ndërsa operacionin e përshëndeti edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla “Përgëzoj Forcat e Sigurisë Kombëtare, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për reagimin në kohë për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, si dhe për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorit të ngjarjes.

Parandalimi dhe reagimi në kohë janë elemente kryesore të rritjes së parametrave të sigurisë”, shkroi Balla.

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

3 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

3 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

3 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

4 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

4 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

4 hours ago

This website uses cookies.