Qendër e re multifunksionale / Ky projekt i Bashkisë së Shkodrës u financua nga Bashkimi Europian

qender multifunksionale
Bashkisë Shkodër i është shtuar një qendër e re multifunksionale, çerdhe dhe kopësht, qendër të moshuarish dhe hapësire e re e sigurtë rinore, falë ndërhyrjes së organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të komunitetit”,
Në fjalën e tij shefi i bashkëpunimit të Delegacionit të BE, vlerësoi rëndësinë e investimit i cili nuk do të jetë i fundit në Shkodër.
Qëllimi kryesor i kësaj qendre lidhet me integrimin dhe përfshirjen sociale në zonat periferike dhe vulnerabël në Bashkinë e Shkodrës, përmes aksesit të përmirësuar të shërbimeve bazë për komunitetin e Lagjeve Nr.1 dhe Nr.2.Projekti u realizua nga Bashkia e Shkodrës me fondet e Bashkimit Evropian, përmes skemës së granteve .