Qendër emergjencash në letër / Projekti për kthimin ish-repartit ushtarak Rrenc mbeti premtim

5 vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor nisën përpjekjet për ngritjen e një qendre të përbashkët për menaxhimin e emergjencave civile, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë projekt ambicioz u zgjodh ish-reparti ushtarak në Rrenc të Gurit të Zi, i cili duket se po shkon drejt shkatërrimit të pakthyeshëm, e që do të rriste koston e ndërhyrjes për shtetin. Në janar të vitit 2017, në praninë e homologëve atë të Kosovës dhe Maqedonisë ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci, deklaroi se brenda harkut kohor të 4 viteve në këtë repart do të ngrihet Qendra rajonale e emergjencave civile me një investim prej 50 milion eurosh.

Ndërkohë, ish-Prefekti i Qarkut, Çesk Millja pati thënë se në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse është duke u punuar mbi ligjin e emergjencave civile. Më pas, sipas tij, do të vijohej  me procesin e mëtejshëm që kishte të bëjë me punën në terren për të nisur projektin e prezantuar nga ish-kreu i emegjencave civile të asaj kohe Shemsi Prenci. Por, pas prezantimit të atij projekti ky repart jo vetëm u la siç ishte pa mbrojtje, por po degradohet edhe më shumë për shkak se vijon marrja e tullave nga muret mbrojtëse dhe dëmtimi i mjedisit perreth me të gjitha format. Reparti ushtarak i Rrencit u braktis pas trazirave të dhunshme të vitit 1997 për t’u përdorur në vitin 2010 si qendër e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.