Qendër për shtresat vulnerabël/ Shërbim falas për personat në nevojë

qender vunerable 1
Shtresat vunerable në Kurbin, do të kenë mundësi të marrin trajtim dhe asistencë e nevojshme e cila është ngritur për të qenë në shërbim të tyre.Investimi është realizuar përmes programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkinë Kurbin.Brenda kësaj qendre ofrohen shërbime falas për të gjitha kategoritë sociale në nevojë duke nisur nga personat me aftësi të kufizuar, viktimat e dhunës në familje si dhe fëmijët që kanë probleme për të ndjekur shkollën.Një qendër e ngjashme për kategoritë në nevojë është ngritur edhe në Durrës, ndërsa pjesë e projektit është dhe Bashkia Lezhë ku ka nisur punë për realizimin e një investimi të tillë, ndërsa iniciativa linda pas vlersimit të situatës në terren ku shtresat vunerable në këto zona e kishin të domosdoshme një përkujdesje të tille.