Qendra e emigrantëve, Komisioni i BE-së: Nuk është e mundur të përsëritet modeli Itali-Shqipëri

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Anitta Hipper ka deklaruar se për të bërë të mundur modelin italo-shqiptar për emigrantët, ligji evropian duhet të rregullojë riatdhesimin e detyruar në një vend të tretë të ndryshëm nga vendi i origjinës.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, BE e ka të pamundur për momentin që të përsërisë modelin e menaxhimit të imigracionit të parashikuar nga marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë.

Për momentin nuk është e mundur që BE të përsërisë modelin e menaxhimit të imigracionit të parashikuar nga marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë. Kështu deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, Anitta Hipper , gjatë konferencës ditore për shtyp në Bruksel. #

Ajo vuri në dukje se rregullat aktuale të Bashkimit Evropian nuk e parashikojnë një model të tillë dhe duke pasur parasysh nevojën për të reflektuar mbi ndryshimet legjislative.

Për momentin nuk është e mundur që BE-ja ta ketë këtë opsion. Për të bërë të mundur një model të tillë, ligji evropian duhet të rregullojë riatdhesimin e detyruar në një vend të tretë të ndryshëm nga vendi i origjinës. Sipas vlerësimit tonë, rregullat aktuale nuk e parashikojnë këtë. Megjithatë, kjo është parashikuar në qëndrimin e Këshillit për direktivën e propozuar për kthimin dhe, duke pasur parasysh nevojën për të reflektuar mbi ndryshimet legjislative, kjo është diçka që ne po shqyrtojmë”, shpjegoi ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.