Categories: AktualitetLajme

Qendra e emigrantëve në Gjadër, La Repubblica: Kontigjenti italian më 20 gusht në Shqipëri

Shtyhet hapja e kampit në Gjadër. La Repubblica ka publikuar këtë të martë (2 gusht) një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se kjo do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit.

“Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së paraburgimit në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, ndërsa i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme do të jetë më 1 shtator”, thuhet në artikull.

Po ashtu, nisja e kontingjentit të parë prej 500 burrash, përfshirë polici, karabinierë dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë është planifikuar gjithashtu për 20 gusht.

Në zonën e Gjadrit, kompanitë që po punojnë për ndërtimin e qendrës së paraburgimit për azilkërkuesit, CPR dhe burgu i vogël, për të cilat ka ende punë mbi urbanizimin.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t’u pranohet kërkesa për azil.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

7 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

7 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

7 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

7 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

9 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

9 hours ago

This website uses cookies.