Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një propozim për kthimin e këtyre qendrave në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali, ndërsa nuk ka kursyer as akuzat ndaj qeverisë së Melonit.
“Do ishte më e udhës që këtë qendra të shndërroheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë”, tha ai.
Ai ka theksuar se, megjithëse Meloni pretendon se numri i emigrantëve ka rënë, numrat e tyre në vitin 2023 kanë qenë më të larta se ato të vitit 2015.
Më tej, Renzi ka theksuar humbjen e madhe financiare që ka shkaktuar kjo situatë, ku tha se qeveria italiane ka humbur gati një miliardë euro, para që sipas tij, nuk janë të të majtëve apo të djathtëve, por të popullit italian dhe buxhetit të shtetit.
“Unë mendoj që këto para nuk duhet të jenë në qendra emigrantësh në Shqipëri, por për klasën punëtor në Itali, për pensionet, rritjen e pagave. Nuk është arsye politike pse jam këtu, por për të dhënë një mesazh, qe qeveria me propagandë po humbet para, paratë e italianeve dhe kjo është skandaloze”, theksoi ai.
Vizita e Mateeo Renzit në Kampin e Gjadrit vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, por zbatimi i saj vijon të mbetet pezull deri kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të përcaktojë se cilat konsiderohen vende të sigurta origjine të emigranteve, një listë që do të ketë fuqi për gjithë Bashkimin Europian.