Qendra e formimit profesional, aktualisht ofrohen mbi 20 kurse , rreth 200 persona të regjistruar

Nga dy kurse që kishte në fillimet e saj Qendra e Formimit Profesional në Shkodër aktualisht ofron mbi 20 të tilla, ku mbi 200 kursant po ndjekin këto formime profesionale aktualisht.
E hapur rreth 30 vite më parë Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime .
Kjo qendër e ka shtrirë veprimtarinë e saj edhe në Lezhë ku zhvillohen kurse profesionale.
Kriteret për tu regjistruar në këto kurse janë mosha, e cila duhet të jetë mbi 16 vjeç si dhe arsimi i detyrueshëm, përjashtim bëjnë disa kurikula ku kriter është mosha 18 vjeç dhe arsimi i mesëm.