Qendra e Inovacionit/ Peleshi: Katalizator i projekteve inovative për sfidat e sigurisë

7050d7766e0d42088fae6ad8bf0764de
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi vizituan Qendrën e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në një postim në platformën e tij zyrta në facebook, ministri Peleshi, shkruan se, “kjo qendër është një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës, e cila hap dyert së shpejti.
“Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë ne vend apo të rinj të interesuar në këto sektorë”, theksoi Peleshi.
Sipas ministrit , “kjo hapësirë e re do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për të eksploruar teknologjitë e fundit dhe për të krijuar zgjidhje të avancuara për sfidat e sigurisë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.