Qëndra e qytetit i dedikohet këmbësorëve/ Kufizohet lëvizja e mjeteve gjatë muajit dhjetor

qendra e qytetit foto
Sheshi “Nënë Tereza” në qendër të qytetit i dedikohet tërësisht këmbësorëve gjatë muajit të festave të fundvitit.
Bashkia Shkodër njofton të gjithë banorët se duke nisur nga dita e sotme deri në fund të muajit Dhjetor, Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar për lëvizjen e automjeteve nga ora 17:00 deri në orën 24:00.
Ky bllokim bëhet për t’i dhënë mundësi të gjithëve të jenë pjesë e festimeve të programuara në këtë zonë të qytetit duke ia dedikuar tërësisht këmbësorëve.
I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të shmangin kalimin përgjatë Bulevardit “Skënderbeu” nga Sheshi “Demokracia” dhe anasjelltas.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të garantuar një muaj festiv të sigurt për të gjithë!

