Qendra e re e shërbimeve të transportit rrugor në Mat, DPSHTRR: Përfitojnë rreth 15 mijë drejtues mjetesh

386147192 806747134784166 8344607534226898875 n
Mati do të ketë shumë shpejt një qendër të mirëfilltë shërbimesh të transportit rrugor, kontrollit fizik e teknik dhe linjë tahografi.
DPSHTRR bën të ditur se punimet për ngritjen e qendrës së shërbimit të transportit rrugor po ecin me ritme të shpejta.
Me ngritjen e kësaj qendre në Mat, rreth 15 mijë drejtues mjetesh të bashkive Burrel e Klos, do të mund të marrin të gjitha shërbimet, njësoj si në çdo drejtori rajonale.
Ngritja e kësaj qendre i vjen në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulur kostot për sektorin dhe kursyer kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje).
Ky është një investim nga fondet e DPSHTRR.
“Një qendër e re, e mirëfilltë shërbimesh të transportit rrugor, kontroll fizik e linjë kolaudimi për gjithë shërbimet lidhur me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori tjetër rajonale, në shërbim të bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6 000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti”, bën të ditur DPSHTRR.
1 nga 7






