Qendra e Studimit të Arteve nisi veprimtaritë e para për këtë vit akademik

Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizoi ligjëratën e hapur (lectio magistralis) “Ndërthurje” nga prof. asoc. dr. Gjergj Prevazi.

Veprimtarinë e hapi akad. asoc. Stefan Çapaliku. drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve. Ai theksoi se përgjatë këtij viti akademik, lectio magistralis do të vijojnë të mbahen në Akademinë e Shkencave nga një në çdo muaj.

“Ndërthurja” u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi mes prof. asoc. dr. Gjergj Prevazit, koreograf, pedagog dhe drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe dr. Anxhela Hoxha-Çikopanos (Qendra e Studimit të Arteve).

Koreografi Gjergj Prevazi rrëfeu fillimet e karrierës së tij si pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas si koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Krijimet koreografike të Gjergj Prevazit janë mbështetur mbi eksperimentet, duke lëvruar për herë të parë në Shqipëri stilin Dance Theatre. Ai ka krijuar e bashkëpunuar me regjisorë të mirënjohur e artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj, duke i dhënë një shtysë të madhe baletit modern.

Prof. asoc. dr. Prevazi përshkroi filozofinë e krijimtarisë së tij në projektet e shfaqjeve si “Zarabanda” “Tranzicion”, “Kontrast”, “Kumt”, “Këngëtarja tullace”, etj.

Për Gjergj Prevazin, gjuha e trupit, komunikimi joverbal është një komunikim universal dhe si i tillë ai është i pafund. Rikthimet në motivet folklorike dhe në zanafillat e kërcimit njerëzor e kanë pasuruar repertorin e Gjergj Prevazit dhe artin e koreografisë moderne.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.