Qendra e Zhvillimit, aktivitet për “3 Dhjetorin” – Pjesë aktiviteti edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci

Në kuadër të Javës Kushtuar Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra e Zhvillimit në Shkodër organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e personave me aftësi të veçanta.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Qendra e Zhvillimit në Shkodër ofron disa shërbime për personat me aftësi të kufizuar, siç janë fizioterapia, logopedia, terapia psikosociale, etj.
Rita Gjecaj, përgjegjëse e Sektorit Social, theksoi se në këtë qendër janë 45 persona rezidentë dhe 35 persona që përfitojnë shërbime ditore.
Gjatë aktivitetit të sotëm, u zhvillua edhe një aktivitet muzikor me banorët e kësaj qendre.
Gjithashtu, u prezantuan shërbimet dhe aktivitetet që zhvillohen çdo ditë në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër.