Qendra muzeore e Ndre Mjedës, Shtëpia Muze dhe Kisha shquhen për detajet autentikë në përbërje të tyre
Kukli është një fshat i vogël diku ndërmjet Lezhës e Shkodrës. Në të gjendet kisha dhe Shtëpia Muze e një prej personazheve më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, Ndre Mjedës. Qendra Muzeore shquhet për elementët dhe detajet autentike në përbërje të saj. Tryeza e poetit lirik është njëra prej tyre.
Qendra Muzeore e Ndre Mjedës qëndron e hapur çdo ditë të vitit. Grupet e organizuara të shkollave nga vendi dhe Kosova janë më të interesuara për ta parë nga afër atë.
Çdo vit, që nga 2011, në këtë qendër organizohen takimet mbarëkombëtare “Ditët e Mjedës” me poetë dhe studiues nga i gjithë vendi.