Lajme

Qendra për emigrantët, Ministri italian: Shtyrja, shkak nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike

Nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike, janë dy arsyet kryesore sipas Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, të cilat çuan në shtyrjen e afatit të zbatimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, duke iu referuar këtu hapjes së qendrave të pritjes në Shëngjin dhe Gjadër.

“Zbatimi i projektit u vonua me disa javë për shkak të problemeve teknike të lidhura me kushtet gjeologjike të terrenit që kërkonin aktivitete verifikimi dhe konsolidimi dhe nga vala e zgjatur e nxehtësisë anormale që çoi në një ngadalësim të nevojshëm të punimeve për mbrojtjen e shëndetin e vetë punëtorëve të punësuar në vend”, tha ai.

Në fjalën e tij në Parlamentin italian, Piantedosi përditësoi të dhënat mbi koston e projektit, e cila do të kapë sipas tij vlerën e 800 milionë eurove për një periudhë 5-vjeçare.

“Kostoja e përgjithshme e projektit i referohet një periudhe pesëvjeçare, pra flasim për rreth 160 milionë në vit”, tha ministri.

Ai deklaroi se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një investikm i mirë që do ndihmojë qeverinë italiane të ulë kostot e menaxhimit të pritjes e cila përllogaritet me 1.6 miliardë euro në vit.

Është një investim që do të na lejojë të ulim kostot e menaxhimit të pritjes. është sot e barabartë me afërsisht 1.7 miliardë euro në vit, të cilat qeveria në detyrë i trashëgoi nga epokat e mëparshme të karakterizuara nga ardhjet masive dhe të pakontrolluara të emigrantëve”, theksoi Piantedosi.

Kujtojmë se dy ditë më parë (6 gusht) La Repubblica raportoi se qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër është parashikuar të hapet në fund të muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator.

Referuar të njëjtit artikull, u bë me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër ishte parashikuar të hapej më datë 1 gusht, por u shty në një afat të papërcaktuar ende.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t’u pranohet kërkesa për azil.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

1 minute ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

5 minutes ago

QKF “Kujtim Alija” fiton kupën e festivalit – Vogëlushët shkodranë morën tre çmime të para në Durrës

QKF “Kujtim Alija” është shpallur fituese e tre kategorive si dhe është vlerësuar me Kupën…

10 minutes ago

Kolektori në qendër të Shkodrës – Kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet e nisura prej ditësh

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në…

14 minutes ago

Kolektori në “Mark Lula”, vatër epidemie -Banorët: Është e nevojshme ndërhyrja për pastrimin e kanaleve

Kjo është gjendja ku ndodhet sot kolektori i lagjes “Mark Lula”, i cili është kthyer…

18 minutes ago

“Kartoni jeshil”  me Malin e Zi – Lajm i gëzueshëm për shkodranët që punojnë në vendin fqinj: Kemi lehtësira

Tarifa e re 50 euro me afat 1- vjeçar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit…

23 minutes ago

This website uses cookies.