Në Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore, çdo javë, rreth 100 ushtarakë marrin shërbime mjekësore të domosdoshme, që nga analizat laboratorike, konsulta shëndetësore, e deri tek trajtimet dentare.
Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se kjo “qendër luan gjithashtu një rol të rëndësishëm për efektivët në fazën përgatitëse përpara nisjes për misione”.
“Ky laborator është i rëndësishëm për shumë funksione. Këtu bëhen një serë analizash, biokimike, infektive dhe imunologjike, një ndër to që është më e rëndësishmja është për trupat që ikin në misione paqeruajtëse. Para se të ikin i futen një ekzaminimi të hollësishëm për një ‘check up’ të përgjithshëm. Këtu bëjnë analiza edhe efektivë të forcave te armatosura”, u shpreh Dorina Gjoci, laborante.
“Roli i qendrës shendetësore sigurisht që mbulon një shërbim 24 orë për të gjithë efektivët që mund të kenë ankesa të ndryshme me diagnoza të ndryshme”, tha Dajana Zenelaj, mjeke.
“Mjekët dhe stafi i janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të efektivëve tanë”, shkruan Vengu.
Ministri thekson më tej se do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor për të ndërtuar një ambient modern në të gjitha “qelizat” e Forcave të Armatosura, që shumë shpejt do të pasurohen edhe me ambiente cilësore në fushën e shërbimit mjekësor dentar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.