Qendra Shëndetësore verore Rrjoll, rreth 12 persona marrin shërbim në ditë pranë kësaj qendre
24 orë në 7 ditë të javës qendra shëndetësore në Rrjoll është në funksion të pushuesve.
Kjo qendër është e furnizuar me të gjitha medikamentet e nevojshme dhe me staf mjeksor të plotë.
Aktualisht , pranë kësaj qendre po kryhen rreth 12 vizita mjeksore në ditë.
Për pushuesit, qendra shëndetësore është mëse e nevojshme pasi ju vjen në ndihmë për çdo rast emergjent.
Dy qendrat shëndetësore si në Velipojë dhe në Rjollë kanë filluar shërbimin për pushuesit më datë 15 qershor dhe do vijojnë të japin shërbimin e tyre deri më 15 shtator.