Qendrat e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin – Në janar nis transferimi. Meloni, mbledhje të posaçme për procedurat

Qendrat e emigrantëve në Gjadër

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati dhe shumë shpejt do të jenë të dobishme edhe për përshpejtimin e procedurave për personave të cilët kanë të drejt, por mbi të gjitha për riatdhesimin e atyre që nuk e përfitojnë.

Lajmi u konfirmua nga kryeministrja Xhorxha Meloni që pritet të mbledh disa nga ministrat për ta diskutuar por edhe nga  ministri i brendshëm Matteo Piantedosi, në një intervistë për gazetën Corriere Della Sera, duke ju referuar edhe vendimit të gjykatës së lartë në Itali, konfirmoi mundësinë e riaktivizimit të qendrave.

Madje, ministri i brendshëm Piantedosi, dha edhe një përgjigje për të gjithë ata që kritikojnë kostot, duke theksuar 650 milion euro janë parashikuar për pesë vite.

Çështja për vënien në funksion të qendrave të emigrantëve nga Italia, në Gjadër dhe Shëngjin do të jetë kryefjalë e takimit të thirrur nga kryeministrja Meloni, takim në të cilin ajo ka bërë me dije se do të marrin pjesë zv.kryeministri , njëherësh shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani, nënsekretari Alfredo Mantovano, por edhe ministrat e brendshëm dhe i Çështjeve Evropiane, ku do të flitet rreth numrit të mbërritjeve të emigrantëve nga deti për këtë vit, por edhe transferimin që pritet të nisë më 11 janar të 2025.

Debati në shtetin fqinj, për hapjen e kampeve të emigrantëve nga Italia, nuk mungoi, por kryeministrja Xhorxha Meloni, është shprehur e bindur se marrëveshja me vendin tonë do të funksionojë, pavarësisht se gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e emigrantëve në Gjadër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.