Lajme

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Meloni: Gati për t’i bërë operative

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri.

Ajo i bëri komentet gjatë një konference me gazetarët, ku u shpreh se vendimet e Gjykatës së Lartë i japin të drejtë qeverisë së saj për të përcaktuar vendet e sigurta. 

Gjykata e Kasacionit thotë se i takon qeverisë të përcaktojë se cilat janë vendet e sigurta dhe se rrjedhimisht gjyqtari nuk mund të zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve, që vijnë nga ato vende, por në vend të kësaj mund të justifikojë rastin konkret pse një person, për një arsye specifike, nuk është i sigurt nga vendi që vjen, gjë që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që bënë magjistratët e Gjykatës së Romës, të cilët nuk hynë në themel të çështjes,” u shpreh kryeministrja Meloni.

Ndërkohë ajo theksoi se hyrja e emigrantëve në Itali u ul me 60 për qind vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit pothuajse është zeruar.

Lidhur me komentet e fundit të Donald Trump (lex. Tramp), kryeministrja italiane hodhi poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcën për të marrë Groenlandën ose Kanalin e Panamasë, duke thënë se komentet e Trump synojnë t’i japin një mesazh Kinës. 

Ndiej se duhet të përjashtoj mundësinë që Shtetet e Bashkuara vitet në vijim do të përpiqen të aneksojnë me forcë territoret që i interesojnë. Ato janë dy territore, ku ne kemi qenë dëshmitarë që vitet e fundit ka pasur një interes në rritje nga ana e Kinës,” tha Meloni.

Liderja e ekstremit të djathtë në Itali shtoi gjithashtu se nuk pret që presidenti i ardhshëm amerikan të braktisë Ukrainën. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nominimet për Oscar shtyhen për shkak të zjarreve në Los Angeles

Shpallja e nominimeve të këtij viti për Oscar është vonuar me dy ditë për shkak…

9 hours ago

Miratohet rregullorja për votimin e diasporës, më 11 janar hapet “PER”

Në vijim të konsultimeve dhe kur pak orë na ndajnë nga nisja e regjistrimit të…

9 hours ago

Beqaj kërkon ndryshimin e gjyqtares, shtyhet vendimi për seancën e “sterilizimit”

Edhe këtë javë Gjykata e Posaçme nuk arriti të marrë një vendim për dosjen e…

9 hours ago

Konsumoi  fotoksinë ,  ndërron  jetë e moshuara – Ndalohen dhe procedohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drisht, ku një e moshuar  70- vjeçare…

9 hours ago

Drejt përfundimit restaurimi i Xhamisë së Plumbit – DRTK: Prioritet ruajtja e autenticitetit arkitektonik dhe historik

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit, një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës…

9 hours ago

Miratohet akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ku përcaktohet misioni, organizimi, detyrat,…

10 hours ago

This website uses cookies.