Lajme

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, UNHCR: Do monitorojmë! Na e kërkoi edhe qeveria italiane

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të monitorojë qendrat e emigrantëve që janë ngritur në Shqipëri , pas marrëveshjes që ka arritur me Italinë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se kjo është detyrë që rrjedh nga konventat për Refugjatët, por i është kërkuar gjithashtu edhe nga vetë Italia pas shumë kritikave që kanë ardhur lidhur me rrezikun që ekziston për shkeljen e të drejtave të azilkërkuesve.

“Qeveria na ka kërkuar të kontrollojmë nëse janë në përputhje me ligjin. Ne jemi gati të monitorojmë me transparencë dhe pavarësi absolute qendrat për emigrantët që Italia po përgatitet të hapë në Shqipëri. Besoj se qeveria na kërkoi ta kryejmë këtë funksion monitorimi pikërisht për këtë arsye. Dua të theksoj se ky është një funksion i parashikuar nga Konventa për Refugjatët në nenin 35 që parashikon rolin e mbikëqyrjes së Komisionerit të Lartë për Refugjatët për zbatimin e vetë Konventës dhe Italia, e cila e ka nënshkruar atë, duhet të respektojë rregullat e saj”, u shpreh Grandi.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se do të diskutohet për metodat e realizimit të këtij roli monitorues që do të tregojë nëse çdo gjë është në përputhje me ligjin.

“Qeveria na ka kërkuar të verifikojmë që ky operacion shqiptar është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Unë do të mund të them nëse do të jetë në përputhje apo jo kur të bëhet operacioni dhe ne do ta kryejmë këtë rol, me Komisionerati i Fondeve të Veta të Komisionerit të Lartë, në pavarësi dhe transparencë absolute  po diskutojmë edhe metodat e realizimit të këtij roli monitorues”, tha Grandi.

Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë janë ngritur dy kampe për të pritur emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të trajtohen kërkesat për azilkërkues në llogari të shtetit italian. Këto qendra do të menaxhohen nga stafi italian, të cilët janë udhëzuar që të kenë etikë dhe të bëjnë kujdes me sjelljen e tyre në raport me popullsinë vendase në zonën e kampit dhe vetë emigrantët, pasi do të jenë nën monitorimin e “syve të botës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

2 minutes ago

“Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë” – Konkursi muzikor futet në fazën e tretë të tij

Në QKF "Kujtim Alija" ka nisur faza e tretë e konkursit "Bilbilat e vegjël këndojnë".…

5 minutes ago

Gruaja denoncon zhdukjen e burrit / Një 41- vjeçar është larguar nga banesa e tij papritur

Një shtetas 41- vjeçar është larguar nga banesa krejt papritur. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja…

9 minutes ago

Hysaj humb ndeshjet e Shqipërisë me Anglinë dhe Andorrën

Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet…

17 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 26-të

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së…

18 minutes ago

Në spital prej 10 ditësh, Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se…

22 minutes ago

This website uses cookies.